Në prag të ndeshjes kualifikuese të Euro 2020, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët kuqezi, që duan ta ndjekin takimin ndaj Islandës nga shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” se kanë dalë në shitje biletat për këtë 90 minutësh.
Përmes faqes zyrtare, FHF njofton se biletat do i gjejnë edhe online. Çmimet variojnë nga 500 deri në 12000 lekë. Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës do të luhet në Elbasan më 10 shtator 2019, ora 20:45.
Njoftimi i FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Shqipëri-Islandë, përballje e cila do të zhvillohet në datën 10 shtator 2019 ora 20:45. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan.
Shqipëria bën pjesë në grupin H, të këtyre eliminatoreve sëbashku me këto përfaqësuese: Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Të gjithë të interesuarit për bileta, mund ti blejnë në websitin e FSHF-së në linkun përkatës: bileta.fshf.org. FSHF ju bën me dije se janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje, ku mund të blini biletat për të ndjekur përballjen e ekipit tonë përfaqësues.