Vllaznia do të luajë në Shkodër ditën e shtunë përballë Luftëtarit. Pas dy humbjeve radhazi skuadra e drejtuar nga Jonuz kërkon reagimin duke parë që përballë do të ketë ekipin e parafundit në renditje. Kjo do të një ndeshje e veçant për Behar Ramadanin që prej disa sezonesh ishte pjesë e Luftëtarit. Në një prononcim për “RTSH Sport”, mesfushori u shpreh se ndaj gjirokastritëve do të vijë kthesa
“Është për mua një ndeshje e veçantë për mua pasi luaj ndaj ish ekipit tim. Është thjesht një emocion por as gjë tjetër nga ndeshjet e tjera për të arritur objektin që skuadra ka. Pas çdo humbje asnjëherë nuk është mirë, kemi me Tiranën që Shkodra mezi e pret atë ndeshje e ndaj Teutës. Kemi dy ndeshje brenda dhe do të bëjmë maksimumin për të afruar me zonën europiane”.
Tritoli në makinën Licit? “Nuk duhet të ndodhin këto gjëra pasi janë gjëra të këqija e nuk I shkojnë për shtat Shkodrës që është djepi I kultërës. Ne sa ishim zgjuar kur morëm vesh lajmin dhe nuk na erdhi mirë, por nuk ishte kjo arsyeja që humbën në Durrës”, u shpreh Ramadani.