Skuadra e Tiranës është rikthyer në Superligë, pasi sezonin e kaluar shkoi një kategori më poshtë për herë të parë në histori.
Suksesi duket se nuk po vjen vetëm te skuadra e parë, por edhe tek ekipet zinxhir të bardhebluve, në veçanti për moshat U 17-të.
Tirana U 17 dhe Besa U 17 do të përballen dot në orën 17:00 në ndeshjen e parë play-off në Kamzë. Në një foto në rrjetet sociale trajneri i skuadrës U-17-të Migen Memelli bën një mesazh motivues për ekipin e tij, por edhe për tifozët e klubit.
“Të bashkuar shkojmë më tej. Thjeshtë duhet të besojmë”, shkruan tekniku.
Kujtojmë që skuadrat udhëheqin kampionatin në grupet respektive.