Teuta do të luaj një sfidë të vështirë në transfertë ndaj Tiranës. Pas barazimit në shtëpi ndaj Flamurtarit, skuadra e Bledi Shkëmbit do të udhëtojë në kryeqytet për t’u përballur ndaj 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Në një prononcim për “SuperSport” Shkëmbi se Tirana është një skuadër që të imponon respket dhe Teuta duhet të bëj maksimumin për të marr një rezultat pozitiv.
“Dua të përgatitemi psikologjikisht që të bëjmë një ndeshje ndryshe. Një kundërshtar i vështirë, sidomos kur luan në Tiranë. Emri të imponon respekt, kanë lojtarë të mirë dhe po luajnë mirë së fundmi. Duhet përqendrim maksimal dhe të bësh më të mirën”, është shprehur Shkëmbi për “Supersport”.
“Të dyja ekipet kanë cilësi dhe forcë. Jam i bindur që do të jetë një ndeshje e bukur. Shpresoj të kemi edhe fat dhe të fitojmë”, shton ish-mesfushori, i cili më tej thekson se Teuta në çdo ndeshje futet në fushë për të fituar dhe nuk pret se çfarë do të dalë rrugës.
“Mendoj se e kemi nisur çdo ndeshje njëlloj, me dëshirë për të fituar. Nuk kemi qëndruar në pritje, luajmë të fitojmë. Uroj të jemi në një ditë të mirë”, tha tekniku korçar. Në takimin me Tiranën Bushiç pritet të jetë titullar.
“Jemi të kënaqur me të. Latif po punon veçmas, pasi është prapa me stërvitjen. Kur të jetë edhe ai gati do ta mendojmë edhe atë pjesën që të luajnë së bashku”, deklaron Shkëmbi, i cili kërkon që Teuta të sigurojë Europën dhe ia bën me sy titullit kampion.
“Të gjithë kanë të drejtë të ëndërrojnë. Ne pjesë brenda duam që sa më parë të sigurojmë Europën. Pastaj nuk është çudi, pasi në këtë kampionat të vështirë mund të ndodhë gjithçka”, përfundoi Shkëmbi.