Luftëtari ndodhet në vendin e parafundit në renditje dhe pikët janë kryesore. Sfida e radhës do të jetë ndaj Vllaznisë ditën e nesërme dhe në Gjirokastër kërkojnë të afrohen sa më shumë me pjesën e sipërme të klasifikimit. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur dhe trajneri grek Marantas I cili e ka cilësuar këtë ndeshje si një finale.
“Dua të kem rezultat pozitive ndaj Vllaznisë, këtë e di edhe stafi së bashku me lojtarët. Për mua dhe skuadën çdo ndeshje ëshë si një finale e ashtu do të jetë e kjo ndaj Vllaznisë.
Gjatë gjithë kohës kemi punaur për të marrë rezultat pozitiv, por na kanë munguar pikët. Ndaj Vllaznisë do të jetë e duhura që t’I marrim.
Skuadra është e plotë, kam disa dëmtime të vogla, por pa probleme. Në mbyllje i lutem tifozëve të Luftëtarit të na mbështisn pasi nuk do t’i zhgënjejmë në këtë ndeshje”.