Teuta do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit kalendarik ndaj Laçit. Sfida do të luhet ditën e nesërme në “Niko Dovana”, në orën 17:00 dhe të dyja ekipet kërkojnë të marrin 3 pikë. Në një prononcim për “RTSH Sport”, ka folur trajneri Edi Martini. Numri një I pankinës durrsake është shprehur se ndeshja ndaj Laçit do të jetë e vështirë, ndërsa ka folur edhe për merkaton.
“Kemi bërë një fazë përgatitore mjaft intensive dhe kemi punuar me dy seanca stërvitore në ditë. Ekipi gëzon një formë të mirë me përjashtim të Arapit që ka pasur një dëmtim, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është mirë nga ana fizike edhe pse ngarkesat kanë qenë të mëdhaja. Kemi ditë që kemi ulur ngarkesë dhe jemi gati për ndeshjen e radhës. Jam I kënaqur me atë që kanë dhënë çunat në stërvitje dhe besoj se do të bëjmë një nisje të mirë në kampionat”.
Laçi? “Sfida ndaj Laçit është e vështirë, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Laçi është një skuadër shumë e mirë dhe një ekip që ka një kundërsulm shumë të mirë. Ka lojtarë me shumë eksperiencë dhe shumë të shpejt, por i kemi marrë masat e duhura. Cungu? Normalisht që jemi shok, por jemi profesionista dhe duhet të bëjmë punën aty ku jemi e sido që të shkojë ndeshje jemi prap shok. Është e vërtetë që Teuta ka pasur probleme ndaj Laçit, por nuk mendoj se do të ndodh këtë herë”.
Merkato? “Merkato nuk është mbyllur akoma dhe deri më datë 31 do të shikoni që do të ketë prurje të tjera. Mendoj se do të kemi pasi ne jemi në kërkim sepse merkato e janarit është mjaft e vështirë. Shpresoj që deri në mbyllje të merkatos ne do të kemi edhe afrime të tjera në merkato”.
Moduli I lojës së Teutës? “Dy ndeshjet e para që kemi luajtur kemi dal shumë herë para portës dhe kemi shënuar e 4 gola. Mendoj të mbajmë atë ritëm e golave të shënuar që kemi bërë në dy ndeshjet e kaluara. Unë gjithmonë e theksoj që golin nuk e bën vetëm sulmuesi, por gjithë ekipi pavarsisht se ai e shtyn në fund në rrjetë. Ne duhet të jemi më shumë ofensiv duke çuar shumë lojtarë para portës e pak rëndësi ka kush e bën golin”.
Objetivat? “Ne kemi një objektiv dhe ato janë Kupat e Europës pasi duhet të qendrojmë me këmbë në tokë. Ky është objektivi që kam rënë dakord me drejtuesit e klubit. Lufta për Europë është shumë e fortë pasi ka shumë skuadra që kanë këtëy synim. Kemi 4 ndeshje brenda, por presioni në këto raste bie mbi ne sepse na duhet rezultati me patjetër. Kam punuar me çunat dhe duhet t’I marrim ndeshjet një e nga një pasi e rëndësishme është fitorja ndaj Laçit”.
Afrimet? “Jam i sigurt që do përforcojmë si sulmuesi ashtu edhe mbrojtjen dhe shpresoj që brenda pak ditësh të mbyllen këto marrëveshje”.