Interi do të luaj ditën e nesërme sdidën e kthimit në Europa League ndaj Frankfurtit në “San Siro”. Sfida e parë është mbyllur në barazim 0-0 ndërsa zikaltërit do të kërkojnë kualifikimin. Për këtë ndeshje trajneri Spalleti do të ketë një skuadër me shumë mungesa pasi ndaj Frankfurtit do të mungojnë Asamoha, Martinez si dhe Icardi që vazhdon të jetë jashtë.
Ndërsa Brozoviç, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Spal është ftuar nga trajneri Spalleti, por nuk dihet nëse do të jetë në fushë nga minuta e parë. Trajneri Spalleti ka zbuluar ditën e sotme dhe listën e lojtarëve që janë të gatshëm për këtë takim.
