Shqipëria do të luajë ditën e sotme sfidën e parafundit në eleminatore ndaj Andorrës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Reja do të kenë edhe një tjetër ndeshje të rëndësishme, atë ndaj Francës dhe e fundit për këto eleminatore të EURO 2020. Një ndeshje e rëndësishme dhe e shumëpritur nga të gjithë pasi do të luhet në “Arenën Kombëtare”, e cila do të inagurohet për herë të prë pas rikonstruktimit.
UEFA ditën e sotme ka bërë publike edhe gjyqtarin që do të mbajë drejtësi në këtë takim ndaj kampionëve të botës. UEFA i ka besuar sllovenit Slavko Vincic për të vendosur drejtësi në këtë përballje. Slavko Vincic ka drejtuar edhe në të kaluarën Shqipërinë në një miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut në vitin 2011 dhe Italisë në miqësoren e fituar 2-0 nga italianët në Palermo. Asistentët e tij në këtë takim do të jenë Tomaz Klancnik, Andraz Koacic dhe gjyqtari i 4-të Nejc Kajtazovic, të gjithë nga Sllovenia.