Edhe pse është në fund të 30-ave, portieri Isli Hidi ndihet i fuqishëm për të luajtur futboll. 37-vjeçari kthehet pas 8 vitesh në atdhe duke krijuar një eksperiencë të madhe në futbollin qipriot. Në takimin e parë me Flamurtarin, ish-portieri i Kombëtares kuqezi bëri detyrën duke frenuar aksionet e vlonjatëve. Durrsakët janë të qetë, pasi ia kanë besuar portën njëri prej gardianëve më eksperiencë të Kategorisë Superiore.
Sot ai përballet pas 8 vitesh me ekipin e zemrës ku hodhi hapat e para të karrierës si dhe grumbulloi një numër të madh trofesh. Këtë herë Hidi është në anën e durrsakëve duke qenë i përqëndruar vetëm te sfida. Tirana sot për të është kundërshtar. Në një deklaratë për “Supersport” veterani i portës deklaroi se bardheblutë i përkasin së kaluarës dhe për të rëndësi ka vetëm ecuria pozitive e Teutës. Nga ana tjetër ai ka provokuar kundërshtarët duke theksuar se diferenca me Teutës dhe kryeqytetasve është shumë e madhe.
“Do të jetë një moment emocionues. Por t’ia lëmë fushës së lojës. Tani të mendojmë për Teutën dhe Tirana është e shkuara. Diferenca mes tyre? Shumë e madhe”, deklaron Hidi.