Skënderbeu fitoi 0-1 me Kukësin në “Elbasan Arena”. Me këto tri pikë, korçarët kanë ndezur shpresat për mbijetesën, ndërsa në javën e ardhshme do presin Tiranën. Sfida e javës së 27 është me rëndësi për të dyja skuadrat, që luftojnë për objektiva të ndryshme.
Për bardhekuqtë ka një lajm të mirë, me mesfushorin Shqiprim Taipi që është bashkuar me grupin. Lojtari ka qenë mungesë e madhe për mesin e fushës, ndërsa në dilemë për fundjavën vijojnë të jenë dy lojtarë.
Memellin e shqetëson gjendja e Randy dhe Douvwna, me lojtarët që nuk janë në gjendje të mirë. Fitorja me Kukësin dhe loja e mirë në transfertë ka rritur pritshmëritë, me Skënderbeun që shpreson të shpëtojë një sezon të vështirë.