Serie A do të ngrejë ditën e nesërme siparin e saj me takimin e orës 18:00, Juventus-Parma. Bardhezinjtë do të nisin mbrojtjen e titullit kampion në shtëpi, por në skuadër nuk do të kenë trajnerin Sarri që pritet të mungojë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Napolit për shkak të problemeve shëndetësore.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi ka bërë të ditur edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këtë takim. Në listë janë Dybala dhe Higuain, ndërsa mungon Rugani që duket pranë largimit nga skuadra si dhe mesfushori Ramsey, i afruar gjatë kësaj merkato nga Arsenali. Mesfushori nuk është ende gati për ndeshjen e parë pasi ka nisur stërvitjen me shumë vonesë për këtë arsye është lënë jashtë për takimin e parë ndaj Parmës.
Portirët: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.
Mbrojtësit: De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonuçi, Demiral.
Mesfsuhorët: Pjanic, Khedira, Matuidi, Cuadrado, Emre Can, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi.
Sulmuesit: Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Higuain.