Partizani humbi ndeshjen e parë ndaj Sherif Tiraspolit, e vlefshme për Europa League. Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në transfertë dhe të kuqve u duhet një fitore për të kaluar me tej në turin tjetër. UEFA ka zbuluar edhe arbitrin e ndeshjes që do të mbajë drejtësi në këtë takim. Bëhet fjalë për kroatin Igor Pajac.
Ndihmësit e tij do të jenë Bojan Zobenica dhe Vedran Durak, ndërsa Dario Bel do të jetë gjyqtari i katërt. Hungarezi Istvan Huszar do të jetë delegat i UEFA-s, ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Alfredo Trentalange.