Kategoria e Parë zbret sot në fushë, ku nuk mungojnë takimet interesante. Skuadrat luftojnë për objektivat sezonal, me besimin se do i arrijnë ato. Në play Out të Grupit A, Dinamo nuk ka rrugë tjetër veç fitoren ndaj Burrelit. Kjo është e vetmja rrugë që të mban në lojë sa i përket mbijetesës.
Supersfidë prtiet të jetë ajo mes Apolonisë dhe Pogradecit, gjë që e tregon edhe rivaliteti mes ekipeve . Kastrioti udhëton në Lezhë, ku luan për statistikë ndaj Besëlidhjes, pasi e ka siguruar një vend në Superiore. Të gjitha duelet luhen në orën 17.30.
Play Off, Grupi A
Besëlidhja – Kastrioti
Korabi – Erzeni
Play Off, Grupi B
Apolonia – Pogradeci
Besa – Lushnja
Play Out, Grupi A
Burreli – Dinamo
Egnatia – Velecciku