Duhen vetëm 12 ditë që Formula 1 të ngrejë siparin për sezonin 2018 dhe të gjithë të mahniten nga spektakli i garave me makina. Sezoni i ri do fillojë në datën 25 mars dhe me garën tradicionale atë të Melbourne në Australi që hap kampionatin çdo vit. Pretendentët duket se do jenë po ata të sezoneve të shkuara dhe ndoshta me ndonjë rival të ri gjatë sezonit të ri.
Ferrari me Vettel dhe Raikonnen dhe Mercedes me Hamilton dhe Bottas padyshim që janë skuderitë më favorite. ‘Kokëkuqja’ do mundohet që thyejë dominimin e gjermanëve që në 3 sezonet e fundit kanë bërë ligjin në Formula 1. Lewis Hamilton është sërish aty dhe është sërish i uritur për titullin e rradhës kampion.
Pilotë si Verstappen me Red Bull apo edhe Alonso me McLaren mund të shkaktojnë ndonjë surprizë të këndshme gjatë sezonit. Gjithçka na mbetet është të presim pasi të gjitha makinat po nxehin motorët e tyre për të dhuruar një sezon spektakolar.