Manchester United mund të detyrohet të shesë Paul Pogba. Klubi nga Premier Liga angleze nuk dëshiron që francezi të largohet falas sezonin që vjen, me mediat angleze që bëjnë me dije se ekipi nga “Old Trafford” mund të pranojë shifrën e 50 milion stërlinave për kampionin e Botës.
Pogba ka luajtur vetëm 71 minuta që nga shtatori për shkak të një dëmtimi të përsëritur në këmbën e djathtë. Mjekët nuk japin sinjale të mira, me 26 vjeçarin që duhet të kalojë edhe 1 muaj kohë në palestër për t’u rikthyer më pas në stërvitje me klubin. Situata e vështirë e këtij sezoni mund të detyrojë United që ta shesë lojtarin që e bleu për 90 milion stërlina nga Juventus.