Sezoni i Arsenalit në Premier league mund të quhet i dështuar në të gjitha aspeket. ”Gooners” nuk ia dolën të kualifikoheshin në Champions League, teksa u renditën në vendit e tetë. Merkato nuk ka qënë në nivelin e duhur, ku për Nicolas Pepe u derdhën në arkat e Lille në verë plot 80 milionë euro. Sulmuesi Pepe shënoi vetëm 5 gola në kampionat, duke bërë që në Londër të ”kapin kokën me dorë” për atë që kishin bërë.
Drejtuesit e Arsenalit kanë paralajmëruar një revolucion në verë, ëpr të shmangur nëj tjetër edicion të dështuar. Sa i përket merkatos, të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë.