Armando Broja zhvilloi një edicion fantastic me fanellën e Southampton, ku luajti si i huazuar nga gjigantët e Chelsea. Tashmë, bomber kuqezi është rikthyer te blutë e Londrës, por e ardhmja e tij duket larg “Stamford Bridge”, pasi shumë ekipe kërkojnë firmën e tij.
Trajneri Thomas Tuchel u shpreh se do të vendosë përfundimisht për Brojën gjatë kësaj merkato vere. Një nga analistët e “SkySport” në Angli, si dhe ish-mesfushori i Liverpool, Tottenham, por dhe kombëtares angleze, Jamie Redknapp, i ka thurur elozhe Brojës.
“Broja kishte një fillim fantasik. Kur shkoi te Southampton në huazim, po shënonte gola, është një sulmues shumë i shpejtë. E kam ndjekur Brojën që kur ishte 14 apo 15 vjeç. E kam ndjekur te moshat e Chelsea, ishte një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme”, tha fillimisht Redknapp në “SkySport”.
“Mendoj se ky huazim te Southampton, ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën e tij. Bëri një sezon impresionues dhe është një djalosh i shkëlqyer”, ishin elozhet e Redknapp për Brojën.