Partizani thuajse është jashtë objektivit për titullin kampion, që do të thotë sezon i dështuar për të kuqtë e kryeqytetit. Megjithatë në këtë sezon 15-herë kampionët e Shqipërisë kanë arritur tre fitore të rëndësishme. Fillimisht arritën të afronin në shkallët e stadiumit tifozërinë fantastike që në çdo ndeshje ishin lojtari i 12-të për të kuqtë.
Një stadium i tejmbushur që kishte kohë që i mungonte kampionatit shqiptar. Më pas ishin dy ndeshjet derbi të fituara kundër Tiranës që për tifozërinë e kuqe kjo supersfidë ka vlerë të veçantë. Në fund në tre takime të zhvilluara me kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, arritën të fitonin dy të tilla. Edhe pse objektivi, titulli kampion është praktikisht i paarritshëm, 15-herë kampionët e Shqipërisë në këtë sezon kanë rikthyer emocionet dhe bukurinë e një futbolli të fortë në fushën e blertë.