Luftëtari po zhvillon një sezon për t’u harruar. Rënditja në vendin e parafundit dhe pothuajse përshendetja me Superligën, e kanë një shkak. Po të shikosh me kujdes statistikat, bie në sy sulmi. Skuadra ka sulmin më të dobët të kampionatit, me 11 gola të shënuar në 22 ndeshje. Në ndeshjet në shtëpi kanë realizuar 6 gola, ndërsa jashtë vetëm 5. Nëse nuk shënon, e pëson. Ky është rregulli i pashkruar i futbollit, ku Luftëtari tashmë duhet të mendojë sesi të ringrihet.
Vitet e kaluara në Superligë nuk kanë qënë asnjëherë kaq të dobëta, ku herë herë kanë luftuar edhe për europën. Reparti i avancuar duhet të ”bëhet” edhe një herë nga e para, duke parë mangësitë e mëdha.