7 pikë, vendi i fundit në tabelë dhe shumë gola të pësuar. Ky është ekipi historik, Elbasani që duhet të bëjë patjetër ndërhyrje në merkato, përndryshe rënia një kategori më poshtë është thjesht çëshjte kohe. Distanca me ekipet e tjera rivale për mbijetesën nuk është e madhe, por duhen marrë masa. 2 Ndeshjet e fundit kanë qënë skandaloze për ekipin e Elbasanit, të cilët kanë pësuar 10 gola. Ndeshja ndaj Devollit mbart një rëndësi të veçantë, pasi synimi i vetëm është të mos dalin pa pikë nga ajo ndeshje.
Drejtuesit e dijnë mirë se të gjitha repartet janë problematike, duke filluar nga mbrojtja që ”fut ujë”. Për të mos folur pastaj për sulmin, që shënon me ”pikatore”. Mesfusha e Elbasanit nuk është e aftë të japë topa për sulmuesit e ky është një problem i madh.