Etrit Berisha kaloi gjatë merkatos te ekipi i Spal në Serie B. Në një lidhje telefonike me Supersport, gardiani kuqezi tregoi arsyet e kësaj zgjedhje. Ai zbulon edhe një peng, teksa thot se dëshironte kalimin te një ekip i madh.
”Serie B është një gjë e re për mua. Duhet të kthehem aty ku e meritoj. Me siguri që do jetë një sfidë e re dhe e rëndësishem në karrierën time. Me siguri që kam patur interesim dhe mundësi. Dëshira ime nuk është realizuar pas Covidit. Një skuadër e madhe më ka mbetur pikë. Ka patur disa ekipe të tjera që kanë qënë disi më inferiore.
Grupi që kemi patur me Shqipërinë, vështirë se do bëhet ndonjëherë. Kemi shumë lojtarë të rinj që po inkuadrohen. Këto dy ndeshje kemi treguar karakter. Unë mendoj që fitorja me Portugalinë na ka dhënë një shtytje” – Tha Berisha.