Sergio Ramos, kapiteni dhe qëndërmbrojtësi i Real Madridit, këtë vit ka mbushur 32 vjeç dhe forma e tij normalisht do të jetë duke rënë. Tek madrilenët, mendojnë për të ardhmen që tani, pasi kanë gati njerun që do ta zëvendësoj.
Perez është gati që të japë afro 60 milionë euro, për lojtarin e Totenhemit, Davinson Sanchez. Kolumbiani është 22-vjeç dhe ka të ardhmen përpara, e cila sipas “Mundo Deportivo” do të jetë në Madrid tek “Los Blancos”. Futbollisti është rritur në Kolumbi, tek ekipi i Atletico National, ekipi i cili e shiti tek Ajaxi. Më vonë londinezët e Totenhemit e blenë dhe e kanë shndërruar në një mbrojtës klasi.