Gjatë pjesës së dytë në ndeshjen Shqipëri – Spanjë, Sergio Ramos ka pësuar një dëmtim në gju dhe pas ndeshjes ka mësuar se bëhet fjalë për diçka shumë serioze. Mbrojtësi i Real Madrid do të mungoj për një muaj. Të paktën kështu shkruajnë mediat spanjolle që zbulojnë se dëmtimi i kapitenit ka qenë fatal dhe se do ti duhet një muaj kohë për tu rikthyer në fushë. Nesër ai do të kryej ekzaminimet në Spanjë për të mësuar saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.