“Quhet Bajram Shkreta. Kemi punuar shumë vite bashkë sepse ishe shofer në RTSH”. Kështu e nis rrëfimin e një historie të dhimbshme njerëzore gazetari i njohur Dëfrim Methasani.
Methasani thotë se semundja ishte antiteze me shpirtin human të tij dhe i mori të dyja këmbët. “Për pasojë,- rrëfen gazetari, ai shoferi i zoti dikur, sot është i detyruar t’i japë kësaj karroce invaliditeti”.
Por sot Methasani bashkë me kolegun operatorin Naun Lasku, por dhe me ndihmën e kolegëve të tjerë të TVSH Tefta Radi dhe Kostandin Grillo, kanë bërë një gjest shumë të bukur duke e vizituar dhe duke i ofruar një ndihmë modeste, siç thotë gazetari.
“Menduam që këtë fundvit t’ja zbukuronim disi. Gëzuar ish koleg dhe mik. Jeta vërtet ndodh që është mizore, por ne njerëzit duhet të jemi pranë edhe në ditë të tilla…” përmbyll mesazhin e tij Methasani.