Tirana do të luajë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, impiant që u iu nënshtrua një rikonstruksoni për sa i përket fushës së blertë.
Disa minuta para takimit, neësport.al ka siguruar disa foto nga “shtëpia” e bardhebluve. Tapeti duket se ka ndryshuar shumë nga ajo që ishte disa javë më parë. Tashmë pritet vetëm spektakli në fushë, pasi klubi i Tiranës ka arritur të sigurojë që stadiumi të jetë në kushte përfekte.