Juventus nuk ia ka dalë të fitojë në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Sassuolos. Barazimi 2-2 dhe loja jo efektive e Ronaldos në sul, ka risjellë sërish në pah raportet mes trajnerit Maurizio Sarri dhe yllit portugez.
Për ecurinë në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, Sarri theksoi se ata janë Juventus dhe nuk duhet të dyshojë njëri në formën e tyre pozitive. Trajneri u ndal të fliste edhe për CR7, teksa shtoi: “Ronaldo duhet të rigjejë shkëlqimin pasi është kthyer në formën e tij optimale. Ka fituar fuqinë dhe duhet të tregohet më efikas në momëntet finale. Për ne është lider në sulm dhe skuadër. Duhet të rikthehet të shkëlqejë”.