Emre Çan nuk është përfshirë në listën e Juventusit për kompeticionin e Champions League. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit, i cili ka reaguar shumë ashpër dhe ka dalë kundër trajnerit Maurizio Sarri, për të cilin ka thënë se ndihet shumë i zhgënjyer, pasi nuk e priste diçka të tillë.
Më tej, Çan ka thënë se do flasë me agjentin e tij për të parë situatën dhe nuk përjashtohet mundësia që në merkaton e janarit të largohet nga kampionët e Italisë.
“Nuk e di se si ta shpjegoj, kam marrë një telefonatë nga një pjestar i stafit që nuk zgjati as 60 sekonda. As Sarri nuk më lajmëroi. Për mua është një zhgënjim i madh, dua të luaj në Champions. Trajneri nuk ishte i sinqertë me mua. Nëse do ta kisha ditur më parë nuk do të kisha luajtur më te Juve. Tani do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin dhe agjentin tim.”