Mauricio Sarri duket pranë largimit nga Çelsi. Trajneri italian kërkohet me ngulm nga Juventusi dhe pas finales së Europa League pritet të marrë një vendim. Pas shkarkimit të Allegrit, Sarri është i pari në listën e Agnellit në Baku pati dhe një takim mes tyre.
Drejtuesit e Çelsit janë duke menduar për trajnerin e ri në rast largimi të Sarrit. I pari është ai i Frank Lampard i cili drejton aktualisht Derby Country në Premiership. Ish-mesfushori i bluve duket gati për të marrë drejtimin e skuadrës dhe mjafton vetëm OK, i Abramoviç.