Me Mauricio
Sarrin që zyrtarizoi kalimin te Juventus, pankina e Chelsea mbetet sërish bosh.
Por, për ta “mbushur” atë, Roman Abramovich po mendon që të rikthej
një “ish”. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Bluve, Franck Lampard, që
pas eksperiencës te Derby Country duket se ka arritur stadin për të drejtuar një
ekip me histori si Chelsea.
Sipas “The Times” ai ka arritur një akord verbal me Abramovich, me
kontratën që do i zgjas për 2 vitet e ardhshme. Potenciali është i madh, tashmë
i mbetet në dorë Lampard për të përmbushur pritshmëritë e drejtuesve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.