Bayern Munchen ka nisur bisedimet me agjentin e Alexis Sanchez. Skuadra gjermane kërkon të afrojë në ekip sulmuesin e Arsenalit, pasi ai nuk ka pranuar të rinovojë me “topcinjtë”.
Por, sipas “Bild”, Sanchez ka kërkuar nga Arsenali 18 milionë euro për të rinovuar dhe një gjë e tillë nuk është pranuar nga klubi anglez.
Kjo do të thotë se edhe te Bayern Munchen, sulmuesi kilian do të kërkojë po të njëjtën pagë vjetore.
Një shumë e madhe për bavarezët, të cilët kujtomë se larguan Toni Kroos pikërisht pasi ky i fundit kërkoi një pagë më të lartë vjetore nga ajo që iu ofruar nga Bayern.