Ylli i Liverpool, Mohammed Salah, është larguar para kohe nga fusha e lojës në finalen e FA Cup kundër Chelsea. Egjiptiani u dëmtua në minutëne 33-të dhe situata për të, nuk duket aspak pozitive.
Sulmuesi i të kuqve u zëvendësua i dëmtuar dhe la fushën e blertë me lot në sy, duke “konfirmuar” se ky mund të jetë një dëmtim afatgjatë dhe se mund të rrezikojë pjesëmarrjen e tij në finalen e Champions League përballë Real Madrid.
Kujtojmë se Salah u dëmtua edhe në finalen e tri viteve më parë përballë Realit të Madridit dhe egjiptiani e pranoi publikisht se po pret me padurim që të përballet me madrilenët, që të hakmerret për atë finale të humbur.