Edon Hasani është pranë largimit nga skuadra e Tiranës. Mesfushori pati një përplasje në seancën stërvitore dhe tashmë është larguar nga grumbullimi teksa ka mbërritur në kryeqytet. Burime për neësport.al bëjnë me dije që shkodrani ka kërkuar letrat për të mbyllur në këtë mënyrë aventurën me kryeqytetasit, por hë për hë s’ka asgjë përfundimtare. Duke parë situatën e trazuar, kërkon të përfitojë Kukësi. Duke njohur cilësitë e 27-vjeçarit, presidenti Gjici ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër.
Ende s’ka një ofertë në drejtim të tij, por disa zëra bëjnë me dije që kreu i verilindorëve po sheh mundësinë të rrëmbejë edhe sulmuesin Michael Ngoo. Shtatlarti anglez ende s’është bashkuar me skuadrën megjithëse prej ditësh ka ndezur dritën jeshile se do t’i bashkohet në Ohër 24-herë kampionëve të vendit. Pritet me interes të shihet nëse Hasani dhe Ngoo do të transferohen në Kukës apo këto janë vetëm thashetheme merkatoje.