Presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici ka komentuar ndeshjen e parë të skuadrës. Verilindorët mposhtën Egnatian 1-3 në transfertë dhe morën kështu 3 pikët e para. Gjici i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” është shprehur i kënaqur për rezultatin dhe lojën e skuadrës, ndërsa komentoi edhe risinë e këtij sezoni, VAR. Ai tregoi gjithashtu edhe se kur do jetë gati stadiumi i ri.Në fund numri një i Kukësit bëri një batutë për Olsi Ramën duke thënë se oferta për marrë te Kukësi si drejtor sportiv nuk ka ndryshuar.
“Jam i kënaqur me Kombëtaren. Me këto dy fitore Shqipëria po ecen mirë. Kukësi? Ndeshjet e para kanë ecur mirë dhe prezenca e VAR do të japë një garanci më shumë. Do ta shikojmë deri në fund si do të ecë. Kukësi më pëlqeu në ndeshjen e parë, por do ta shikojmë në takime të tjera më të vështira. Ishte një rezultat I kënaqshme që morëm 3 pikët e para”.
VAR? “Mendoj që pa e paragjykuar, duke e parë në Europë ka spektik, por duhet t’ia lëmë kohës. Një garanci të jep VAR në ndeshje. Shyqyr që ka kritika pasi kritika duhet të ketë shumë fushë që të bëjnë më të mirën e mundshme. Nuk e kam parë momentin që Jorgji ka parë penalltinë e Tiranës në VAR. Kur kam parë rastin e penalltisë, mendoj që nuk ishte.
Pandemia nuk ka mbaruar akoma dhe derisa të kthehehn 100% tifozët, besoj se do të kemi pak halle. Duhet të shikojmë përpara e mendoj se jemi më mirë se vjet e jemi në rrugën e duhur. Presim që pandemia të largohet sa më shpejtë dhe tifozët të ritkthehet sa më shumë”.
Sfida ndaj Dinamos? “Kur të luajmë në fushën tonë do të luajmë me fanellat blu, ndërsa në transfertë do të luajmë me fanella të tjera pasi Dinamo nuk e ndryshon fanellën”.
Koço Kokëdhima bleu emrin e Superligës? “Superliga duhet të shesë emrin e vetë pasi ne na duhen të ardhura. Kam qenë skeptikë për këtë gjë, por ka vendosur shumica. Nuk kam gjë tjetër për thën për Koço Kokëdhimën pasi dihen debatet që kam pasur sezonin e kaluar. Klubet kanë të drejtën e votës dhe kanë vendosur”.
Oferta për Olsi Ramën ka ndryshuar? “Nuk e ul çmimin për Olsi Ramën dhe e kërkoj akoma në skuadër.
VAR-i ka dhënë atë që në presim. Shpresojmë që të vijojë deri në javën e fundit.Objektivat e Kukësit? Objekitvat janë shpallur nga klubi. Ju e dini se çfarë synojmë. Objektivin nuk e ndryshojmë. Ne ose do realizojmë objektivat, ose do jemi sikur vjet. Ia filluam mbarë. Ne do rikthehemi në shtëpinë tonë. Kjo është një vlerë e shtuar për ne, pasi stadiumi do ketë standarde të UEFA-Së.Ne e kemi vuajtur mungesën e një stadiumi.Stadiumi i Kukësit është si i Elbasan Arena. Në flasim për stadiume me standarde të UEFA. Dikush nuk e besonte se do përfundonte stadiumi, por diçka e tillë do kryhet për punë javësh”- tha ai.