I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” presidenti i Kukësi Safet Gjici ka folur për situatën e Kukësi, kampionatin si dhe bilancin prej 7 vitesh që ai drejton skuadrën. Presidenti është shprehur se është i kënaqur me ato që ka bërë në këto vite në drejtim të skuadrës verilindore, si dhe beson se skuadra e tij do të marr edhe këtë vit titullin kampion.
7 Vite te Kukesi ? “Bilanci ka qenë pozitiv, në përgjithësi. Kemi marrë atë që kemi dashur, por ka pasur edhe shumë pengesa, lodhje strese. Nuk do e përsërisja kurrë këtë eksperiencë. Në Shqipëri, fitojnë vetëm ata presidentë që investojnë shumë, stresohen dhe lodhen shumë. Për më tepër, një si unë që jam i vetëm, me bashkinë që nuk kam ndihmë. Prandaj, them kurrë që nuk do e bëja nëse do e mendoja sërish. Kemi fituar 3 trofe me Kukësin, që i mungonin, dhe tani do fitojmë edhe këtë që jemi.”
“Ky është problem i shqiptarëve, që nuk bëhemi të gjithë bashkë. Edhe ne, 10 presidentë klubesh, duhet të mblidhemi bashkë. Duhen falënderuar që këto 10 veta investojnë nga pasuria e familjeve të veta, për të rritur futbollin. Edhe ne, nuk po gjejmë gjuhën e përbashkët të bëhemi. U bë Liga, por nuk e dimë çfarë do na sjellë tashmë. Të paktën, ekipeve të Superligës, ato investime që bëjmë, të na kthehet diçka mbrapsht. Vjen një ditë, që nuk kemi mundësi më, dhe thua mjaft. Për kaq vite, asnjë ekip nuk është kthyer në biznes, përveç Korçës që u fut në grupe. Të tjerat kanë jetuar me shumë vështirësi. Dhe tani, shumë ekipe po e shohim që kanë probleme të thella financiare. Është shumë e vështirë ta menaxhosh, të kesh akademinë, infrastrukturën.”
Pse vazhdon kur humbisni në futboll? “Këtë që kemi kaluar ne, shumë presidentë që kanë investuar, si edhe ish-presidenti i Partizanit, Bert Xhani, dhe kur erdhi fundi, ja ku jemi. Xhani ka investuar shumë nga pasuritë e tij për futboll. Në futboll, ti e di që po tu fut në gjak, të mban me vete. Mua më lidh se jam edhe i zonës në Kukës, por unë jam edhe tifoz. Thua ta lë këtë vit, por mendon ta mbaj edhe një vit, e ta lë vitin tjetër.”