Naim Halili ishte një nga pjesëtarët e stafit drejtues të Kukësit të artë, periudhë në të cilën verilindorët arritën të merrnin dhe një titull kampion me në krye trajnerin Ernest Gjoka. Më pas, menaxheri i klubit u shkarkua nga presidenti Gjici duke u larguar drejt Laçit, skuadër që deri tani ka bërë mirë.
Megjithatë vëmendja e tij nga Kukësi duket se nuk largohet. Pas fitores së verilindorëve 2-1 ndaj Partizanit, reagimet ishin të shumta kryesisht për golin e shënuar nga Gjelbrim Taipi. Pikërisht për kapitenin një tifoz kuksian flet me superlativa. Por, menjëherë ka gjetur kundërpërgjigjen e Halilit, i cili i shkruan: “E teprove pak me këtë koment, po të falet se je emocional pas fitores”.