Armando Sadiku nuk i ndahet golit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish ditën e sotme për Luganon, por pa mundur t’ i japë ekipit të tij të paktën një pikë.
Skuadra e sulmuesit shqiptar dhe Tramexanit u mposht me shifrat e thella 5-2 në transfertë ndaj Thunit, ku sulmuesi shqiptar luajti për 90 minuta.
Në momentin kur ndeshja ishte fiksuar në shifrat 5-1, sulmuesi shqiptar në minutën e 88’ shënon golin e dytë për skuadrën e Luganos që ndalet pas disa rezultateve pozitive radhazi.
Ky ishte goli i pestë i Sadikut në 6 ndeshje, ndërkohë në këtë takim Ezgjan Alioski dha dy asiste për golat e shënuar nga Lugano.