Armando Sadiku është i bindur se bëri zgjedhje e duhur pasi u rikthye sërish te skuadra e tij Lugano në kampionatin zviceran. Në një intervistë për median zvicerane “RSI”, sulmuesi kuqezi theksoi se beson se mund të arrijë të luajë sërish në Europa League me Luganon.
“Këtu i njoh të gjithë çunat, dhe është një atmosferë shumë e bukur. Nuk jam ende në 100% tim, por kemi edhe 2 javë deri në ndeshjen e parë me Tunin. Është e rëndësishme të stërvitemi mirë dhe të jemi gati për takimin. Të gjithë ata që më njohin, e dinë se sa ambicioz jam dhe se jam më të mirën në fushë. Dua të rikthehem në nivelet më të larta. Dy vite më parë, isha këtu tek Lugano dhe bëmë histori duke u kualifikuar në Europa League. Besoj tek ky objektiv i klubit, sepse jemi edhe në Kupë”, shprehet 27-vjeçari.
Ai u ngrit në këmbë pas 5 muajsh pasi dëmtoi ligamentin në gjurin e majtë, gjatë një ndeshje miqësore në muajin gusht me Utrechtin. Sadiku nuk ia doli të shënonte në kampionatin spanjoll me Levanten dhe duke parë hapësirat e pakta te spanjollët zgjodhi të rikthehej sërish në Zvicër.