Partizani do të luajë të dielën në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për 15-herë kampionët e vendit që do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në këtë takim mjaft delikat.
Gati për ndeshje janë edhe tifozët e shumtë “Ultras Guerrils”, të cilët përmes një njoftimi i bëjnë thirrje të gjithë dashamirësve të skuadrës së kuqe për të qenë prezentë në Laç.
Njoftimi i tifozëve të Partizanit:
Sa prej jush e kanë rezervuar të dielën vetëm për
transfertën masive të Laçit ?
Sa prej jush kanë mobilizuar shokët, familjarët të afërmit ?
Sa prej jush do të ftojnë tifozë të rinj ?
Sa prej jush do të bashkohen në festën e madhe që së bashku do ta cojme edhe ne
Laç ?
Shperndajeni, bëni tag, dërgoni mesazhe njoftoni në lagje, në shkollë e kudo !
Partizani komandon kampionatin, pas tij jemi ne në çdo hap !
Forca !