Te Spanja gjërat kanë marrë kthesë të papritur. “Furia e Kuqe” është pushtuar nga paniku i dëmtimeve të dy prej futbollistëve kryesorë; David Silva Gerard Pique.
Të dy kanë shfaqur shqetësime fizike gjatë seancës së sotme stërvitore. Qendërmbrojësi i Barcelonës Pique lëndoi gjurin e majtë dhe e la stërvitjen herët. Kurse për mesfushorin e Manchester Cityt Silva shkaqet janë të panjohura. Ata do të diagnostikohen menjëherë, por të gjithë tifozët spanjoll duan të shmangin humbjen e tyre.
Spanja e nis kampionatin botëror ndaj Portugalisë dhe nëse Silva e Pique nuk ia dalin të ngrihen në këmbë, trajneri Lopetegui duhet të konsiderojë dhe alternativat rezervë.