La Liga është ndalur për shkak të përhapjes në masë të Coronavirus. Portieri i Barcelonës, Ter Stegen i është përgjigjur pyetjeve të fansave në rrjetet sociale. Tema kryesore ishte ajo e koronavirus, me “gardianin” që po qëndron i izoluar. Situata në Spanjë mbetet shqetësuese, e numri i të vdekurve po rritet çdo ditë.
“Ne jemi të gjithë në të njëjtën situatë dhe duhet të vazhdojmë t’i motivojmë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Ne mund të ndikojmë tek njerëzit e tjerë dhe duhet të kujtojmë rëndësinë e mos daljes. Unë vazhdoj të kontaktoj me familjen në Gjermani, pra nëpërmjet rrjeteve sociale. Situata atje është e njëjtë si këtu dhe në të gjithë Evropën. Ne të gjithë jemi duke bërë mirë. Shumicën e kohës jam në dhomën e ndenjes ose në kuzhinë, gjithashtu edhe në palestër. Ka shumë ushtrime të përgatitjes fizike që i përsëris çdo ditë. Unë pastroj shtëpinë, që është edhe një ushtrim. Detyrat e shtëpisë po i bëjmë ashtu si duhet – shprehet Ter Stegen.