Thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi rezultojnë të vërteta.
Afrimi i kësaj merkatoje nga Bayern Munchen, Serge Gnabry kërkon të huazohet në një skuadër tjetër për të marrë më shumë eksperiencë duke qenë se në formacionin e Carlo Ancelottit do ta kishte të vështirë të zinte një vend stabël gjatë sezonit të ri.
Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i Bayern Munchen Karl-Heinz Rummenigge gjatë prezantimit të ish-mesfushorit të Lyon, Corentin Tolisso, i cili u ble nga bavarezët për 41.5 milionë euro.
“Gnabry na e ka bërë të qartë se kërkon të huazohet në një skuadër tjetër. Për sa i përket Douglas Costas, mund të them se jemi në bisedime me Juventusin. Negociatat duken në rrugë të mbarë, por më shumë se kaq nuk mund të them.
Renato Sanches? Nuk kaloi një periudhë shumë të suksesshme gjatë sezonit të shkuar. Ka shumë rëndësi që ai të luajë regullisht. Ndaj edhe Sanches mund të huazohet.
Për sa i përket James Rodriguez të Realit, nuk dua të flas, sepse mund t’i rritet vlera në treg…”, tha Rummenigge gjatë konferencës për shtyp.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.