Kryendeshja e Kategorisë së Parë, ditën e sotme do të zhvendoset në Kavajë. Besa dhe Bylis do të luajnë për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm. Edhe pse nuk është ndeshja e fundit, në Kavajë mund të luhet praktikisht një “finale”, pasi Bylis kryeson kampionatin me 3 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Besa.
Një ndeshje e tillë nuk mund të mos transmetohej në television dhe “RTSH” ka menduar që sfidën e sotme ta jap drejtpërdrejt në kanalin e saj. Një ndeshje e e gjitha për t’u parë dhe pa pagesë do të transfmetohet ditën e sotme.