Kampionët e Anglisë Manchester City janë të bindur se do të arrijnë të heqin përjashtimin një-vjeçar nga Champions League pas akuzave për shkelje të FFP (Fair Play Financial).
Klubi anglez reagoi me anë të një deklarate zyrtare në llogarinë e tij në “Twitter” duke theksuar se janë optimistë nga rezultati i vendimit të Organit të Kontrollit Financiar të UEFA-s.
“Akuzat për parregullsi financiare mbetet totalisht të pavërteta. Vendimi ka pasaktësi, keqinterpretime dhe paqartësi totale të krijuara nga një proces i drejtë dhe mbeten çështje të pazgjidhura të rëndësishme të ngritura nga Manchester City si pjesë e një çështjeje që klubi e konsideron armiqësor të fshehtë dhe të pandjeshëm”, shkruhet në një pjesë të komunikatës zyrtare të Manchester City.