Mesfushori belg I Manchester City-t Kevin De Bruyne është rikthyer për kampionët e Anglisë, pas një periudhe të gjatë larg fushave. 27-vjeçari, që konsiderohet njëri prej shtyllave të “Qytetarëve” dëmtoi ligamentin kryesor të gjurit duke ngjallur frikë te tekniku Guardiola dhe tifozët se mund të humbiste pjesën më të madhe të vitit. Lajmi është dhënë nga media “Manchester Evening News”, që konfirmoi rikuperimin e De Bruyne.
Ndërkohë, ai që shqetëson ende është sulmuesi kryesor Sergio Aguero, që ndien dhimbje në këmbë dhe me shumë gjasa do të mungojë në dy sfidat e radhës në Champions League dhe Premier League ndaj Hoffenheim-it dhe Liverpool-it.
De Bruyne kaloi një sezon të fundit të mrekullueshëm duke fituar kampionatin anglez dhe me kombëtaren e Belgjikës arriti të zinte vendin e tretë në Kupën e Botës në Rusi.