Mentor Mazrekaj vijon të jetë në super formë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjet e Kupave të Europës. Edhe pse lojtarët e Craiovës kishin marrë masa për ta ndalur, fantazisti tregoi edhe një herë se të luajë futboll, është puna më e mirë që di të bëjë. Spektakël i jashtëzakonshëm, driblim, shpejtësi dhe saktësi, Mazrekaj vijon të dhurojë performanca pozitive.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në ndeshje me Laçin. Komentet janë të shumta, ndërsa në sy bie vlerësimi i bërë nga Renato Malota. Shoku i tij i skuadrës i shkruan: “Lart je bre byrazer”, duke përshkruar në këtë mënyrë formën e mrekullueshme që po kalon ish-lojtari i Partizanit.