Llapi është një nga skuadrat që ka hyrë vrullshëm në këtë merkato vere duke u përforcuar me lojtarë të ndryshëm, edhe nga Kategoria Superiore.
Klubi i Superligës së Kosovës ka njoftuar ditën e sotme për përgatitjet, të cilat do të nisin në datën 5 korrik. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëhej me dije:
“Zyrtarisht stërvitjet e KF Llapit për edicionin 2019/20 fillojnë më 05/07/2019. Arsyeja e nisjes më 5 korrik janë pushimet, pasi edhe procesi i mësimit u zgjat dhe ne kemi konsideratë për lojtarët që shkojnë me familje në pushime.
Në orën 16:00 do të jetë grumbullimi i parë dhe do të njoftohen lojtarët me planprogramin e sezonit vjeshtor 2019/20 ku do të prezantohen edhe lojtarët e ri të ardhur tek skuadra e Llapit, njëherit do të njoftohen me ambientin, dhe stafin drejtues kurse neë ora 18:00 do mbahet seanca e parë stërvitore në stadiumin ” Zahir Pajaziti”, Podujevë”.