Eros Grezda do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi pas ftesës që i bëri trajneri De Biazi. Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit pranon për “Sport Ekspres” se ndihet i lumtur dhe i vlerësuar që do të jetë pjesë e skuadrës kombëtare të Shqipërisë.
“Punoj shumë për të merituar vlerësime të tilla. Jam shumë i lumtur. Do bëj maksimumin që të justifikoj besimin që më është dhënë nga trajneri De Biazi. Kosova? Unë jam nga Gjakova dhe sigurisht që Kosova është vendlindja ime, s’mund dhe s’do ta mohoj kurrë. Por zgjodha të luaj me Kombëtaren kuqezi. Është një zgjedhje zemre.
Trajneri i Kosovës më ka bërë ftesë për të luajtur me Kosovën, por, së bashku me familjen time kemi vendosur që unë të vazhdoj të mbroj ngjyrat e fanellës kuqezi”, përfundoi talenti i Lokomotivës së Zagrebit, i cili dje shënoi dy gola me ekipin e tij në kampionatin kroat kundër RNK Split.