Armando Vajushi, është lojtari më i ri i skuadrës së Teutës. Në një prononcim për “Supersport”, anësori është shprehur se është bashkuar me skuadrën e Bledi Shkëmbit në mënyrë që të marrë veten dhe të rikthehet përsëri në futbollin europian.
“Kam luajtur te Vllaznia dhe kam patur një eksperiencë shumë të mirë në Bullgari. Për shumë rrethana nuk gjeta hapësira te Kievo. Shkova te Livorno për të fituar minuta. Kam qëndruar thuajse një vit jashtë, kohë që më ka dëmtuar. Erdha tek Teuta që të rimarr veten dhe të rikthehem në futbollit evropian”, ka thënë ndër të tjera Vajushi.