Meglid Mihani, Fatjon Kiri dhe Agim Meto priten të jenë largimet e para nga Korabi. Të tre futbollistët firmosën për sezonin e ri me dibranët, por aventura e tyre duket se do të mbyllet këtu.
Ditën e djeshme si Meto dhe Mihani nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitje së bashku me Kirin dhe me shumë gjasa ata do të nisin karrierën në një skuadër tjetër.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet çështja e kontratave të firmosura nga palët, të cilët firmosën para disa javëve.