Ëayne Rooney është zyrtarisht lojtari i ri i Evertonit. Skuadra angleze ka prezantuar sot ish-sulmuesin e United teksa shkruanin:
“Jemi të lutur të ju njoftojmë se e kemi kthyer në skuadër Ëayne Rooney. Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare”, thuhej në lajmërimin e klubi anglez. Ndërkohë, pas transferimit ka folur edhe vetë sulmuesi i njohur ku ka deklaruar:
“Nuk jam kthyer vetëm për skuadrën që e dua ose skuadrën që jam rritur duke luajtur. Jam kthyer sepse ndjej se ky klub mund të jetë i suksesshëm dhe unë dua të jem pjesë e tij”, përfundoi Rooney.
Kujtojmë që sulmuesi u kthye te Everton pas 13 viteve të kaluara në “Old Trafford”, klub në të cilin ishte transferuar në vitin 2004.